
Kryeministri Rama i ktheu përgjigje përmes një mesazhi në Tuiter kreut të Partisë së Lirisë, në lidhje me portin e Durrësit. Rama thotë se Meta ka ngritur një parti të re që nuk e ka jetën të gjatë.
“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap, tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lërë shumë më shpejt se e para!”, thuhet në reagimin e Ramës.



