Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot ministrin federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.
Xhaçka theksoi se Austria ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.
“Austria ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Gjatë takimit patëm mundësi të shkëmbenim mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”.
Xhaçka theksoi se, “përforcimi i angazhimit të BE-së dhe bashkëpunimin politik me BP është i domosdoshëm”.
Ministrja nënvizoi se, “Shqipëria ka bërë përpjekje të qenësishme për implementimin e disa reformave të rëndësishme”.
“Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të rajonit është inkurajues për vazhdimin e reformave dhe forcimin e stabilitetit”, tha ajo më tej.
Nga ana tjetër, diplomati austriak Michael Linhart, u shpreh se hapja e bisedimeve me Shqipërinë është një domosdoshmëri e nivelit të lartë.
“Hapja e bisedimeve me Shqipërinë janë një domosdoshmëri e nivelit të lartë dhe shpresoj që të hapen në dhjetor. Duhet që të heqim vëmendjen e heqjes së pikave me listë, por është e rëndësishme që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, janë në lartësinë e duhur me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Linhart theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në mes të Evropës dhe nuk duhet të jenë të përjashtuar nga Evropa.
“Këtë mesazh duhet që t’ua japim dhe partnerëve në BE që ky është një shans absolut që të hapen negociatat për të dy vendet”.



