Edhe pse në kohë pandemie, partitë politike në Kosovë po vazhdojnë tubimet publike, në të cilat nuk po respektohen masat kundër COVID-19.

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkak se nuk ka respektuar këto masa në një tubim publik në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik është obligim për të gjithë”, ka shkruar Tahiri, ku ka publikuar edhe gjobën që ka marrë PDK-ja.
Poashtu me gjobë dy mijë euro i është shqiptuar masa e dënimit edhe Lëvizjes Vetëvendosje për organizim të tubimeve zgjedhore pa aplikuar masat mbrojtëse antiCovid.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, njofton se Lëvizja Vetëvendosje në hapësirë të mbyllur ka bërë grumbullimin e njerëzve dhe shumica e tyre kanë qenë pa maska.
“Askush mbi ligjin! As VV!Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!”, shkruan Tahiri.
Komuna e Prishtinës është e vetmja që po shqipton gjoba për tubimet e partive politike në kundërshtim të masave anti-COVID, derisa partitë gati në çdo komunë po mbledhin qytetarë para fushatës zgjedhore.



