Lëvizje e beftë të Ministrinë e Brendshme/ Ikën Xhafaj, vjen Sandër Lleshi

Lëvizje e beftë të Ministrinë e Brendshme/ Ikën Xhafaj, vjen Sandër Lleshi

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen. Siç mësohet nga një postim i kryeministrit në “Tuiter”, vendin e Xhafajt do ta zërë gjeneral Sandër Lleshi.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama.

Fatmir Xhafaj ka qenë shpesh në qendër të akuzave sidomos muajt e fundit. PD-ja e ka akuzuar Xhafajn për implikimin e të vëllait, Agron Xhafaj, në trafikun e drogës.

Vendin e Xhafajt në kabinetin Rama do ta zërë Sandër Lleshi, i cili kohët e fundit ka mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit për mbrojtjen.

Lleshi ka qenë një nga 3 gjeneralët e shkarkuar nga presidenti Nishani në maj të vitit 2013. Vendimi i kreut të shtetit u pasua nga një debat i madh në media dhe një padi në gjykatë për shkarkim të pamotivuar, një gjyq që u fitua nga Lleshi.

Me një karrierë 35-vjeçare në Forcat e Armatosura, gjenerali Lleshi u bë i njohur edhe në politikë pak vite më parë, pasi emri i tij u propozua publikisht nga shkrimtari Ismail Kadare, si një ndër kandidatët për President të Republikës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy