Ngërçi për KQZ/ Gjiknuri thërret për nesër mbledhjen e Këshillit Politik

Ngërçi për KQZ/ Gjiknuri thërret për nesër mbledhjen e Këshillit Politik

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 17:00. Gjiknuri u ka bërë thirrje palëve që të paraqesin propozime për çdo çështje të lënë pezull. Deputeti socialist synon që ditën e nesërme të gjendet zgjidhja për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ dhe të marrë miratim e gjithë paketa e amendimeve.

Këshilli Politik u ndërpre më 18 qershor, pasi palët shfaqën ndasi përsa i përket formulës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. 

Palët arritën një marrëveshje më 5 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. Kjo marrëveshje do të lejë të pandryshuar administratën Zgjedhore deri në dy palë zgjedhje, ndërsa më 2021, zgjedhjet do të jenë për herë të parë edhe me identifikim biometrik.

Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të përmbyllur draftin e Reformës.

Kujtojmë që më 30 qershor është data e fundit, kur skadon afati i Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy