Paralajmërimit të sindikatës së pedagogëve që nëse qeveria nuk reagon deri ditën e nesërme për rritje rrogash, do të hyjnë në grevë urie, i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama.
Duke iu referuar kreut të sindikatës, Sandër Kovaçi, ai tha se ka marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë.
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!
Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!



