Rama në Berlin të hënën e ardhshme, pritet nga Merkel

Rama në Berlin të hënën e ardhshme, pritet nga Merkel

Kryeministri Edi Rama do të pritet të hënën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Lajmin e bën të ditur DW, e cila i referohet zv.zëdhënëses së qeverisë gjermane, Ulrike Demmer. Në fokus të takimit do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Sipas Demner, temë tjetër e diskutimeve do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së.

Gjermania është shprehur qartë pro hapjes sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merkel e ka refuzuar mundësinë e ndarjes së dy vendeve nga njëra-tjetrës sa i përket perspektivës europiane.

"Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", tha ajo javën e kaluar në përfundim të një takimi që pati me kryeministrin kroat, Plenkoviç.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy