Vuçiç për Ballkanin e Hapur: Jo të gjithë pajtohen me këtë, por ajo nuk mund të ndalet, nga ne varet si do të jetojmë me fqinjët!

Vuçiç për Ballkanin e Hapur: Jo të gjithë pajtohen me këtë, por ajo nuk mund të ndalet, nga ne varet si do të jetojmë me fqinjët!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa ka folur sot për nismën e Ballkanit të Hapur, u shpreh në fjalën e tij, se ajo është një iniciative e njerëzve të Ballkanit.

 Në fjalën e tij nga qyteti i Ohrit ku edhe po mbahet Samiti i radhës, Vuçiç u shpreh se me këtë nismë janë zgjidhur shumica e problemeve që kanë qenë për shume vite.

Vucic u shpreh se jo të gjitha janë dakord me këtë nisme, por kjo që ka nisur për Ballkanin tha ai nuk mund të ndalet.

Kjo është iniciative e jona, e njerëzve nga Ballkanit, është iniciative e atyre që duhet të kuptojnë se duhet vetë të zgjidhin problemet e tyre.

Çdo gjë që kemi bërë për ekonominë ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes tre vendeve. Ne gati se probleme bilaterale nuk kemi. I kemi zgjidhur ato që kanë qëndruar prej 50-60 vjetësh. Ne duhet të jemi miq dhe të punojmë për interes të përbashkët.

Jo të gjithë mund të pajtohen me këtë iniciative, por kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Kjo është një ide shumë e mirë. Të gjitha janë të mirëseardhur.

Në fjalën e tij, Presidenti Vuçiç ftoi Prishtinën dhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”, teksa propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.

 Ai theksoi se do të themelohen menjëherë grupe pune për të ndihmuar qytetarët e tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, që sipas Vuçiç, duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve tona, por edhe të gjithë rajonit. Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera, Bosnjës, Prishtinës, Malit të Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se çfarë dëshirojnë njerëzit. Të shohim çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, të mallrave, për turizmin, që njerëzit të shkojnë në det në Shqipëri, të vijnë te ky liqen i mrekullueshëm në Ohër, në Shkup, etj.

Ftoj miqtë tanë nga Shqipëria e Maqedonia të vizitojnë vendin tonë të bukur. Jam krenar që nga iniciativa, që e bëmë dhe që askush nuk e ndoqi dhe askujt nuk i interesonte, sot të gjithë janë të interesuar për avancimin e rajonit dhe për këtë nuk na ndalon dot askush.
Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria. Kërkoj falje që ju bezdisa, kam shumë entuziazëm, shpresa, ambicie, që të bëjmë gjëra të mëdha. Mos u hidhëroni, nuk e kam atë sindromë të kërkimit të faljes, nëse dëshironi, urdhëroni, në të kundërt jo, askush nuk ju detyron.

Duke iu drejtuar kryeministrit të Malit të Zi dhe kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija Vuçiç tha:  

- Nga ne varet se si do të jetojmë me fqinjët tanë - tha presidenti dhe shtoi:

 Kam dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha. Dritan e Zoran jeni të mirëseardhur. Nëse dëshironi urdhëroni, nëse jo askush nuk ju urdhëron. I gëzohemi takimit me ju. Shpresoj që në fund të vitit në një nga lokacionet tuaja të organizojmë samitin.

Vuçiç tha se Serbia ishte gati të ofronte ndihmë me helikopterë për të shuar zjarret në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut në këmbim të ndihmave të tjera.

Presim helikopterë plotësues që kemi blerë të specializuar për shuarjen e zjarreve sepse do të kemi verë të nxehtë dhe do të jemi të përgatitur të ndihmojmë Shqipërinë e Maqedonia dhe presim nga ata në disa gjëra të tjera dhe sfera të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy