Basha: Të protestojmë për largimin e Fatmir Xhafajt

Basha: Të protestojmë për largimin e Fatmir Xhafajt

Partia Demokratike u rikthehet protestave. Nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi qytetarët të protestojnë për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, por edhe të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.

“Opozita e bashkuar i fton gjithë qytetarët shqiptarë nga lindja në perëndim demokratë e socialistë të bashkohemi në protestën e vetme për të larguar qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pushteti dhe çdo hallkë e shtetit ata që ndihmojnë kriminelët. Në protestë për largimin e Fatmir Xhafajt. I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt. Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt”, tha ai.

Basha tha se vetingu duhet të nisë nga vetë ministri i Brendshëm e deri te polici më i thjeshtë, për ta çliruar policinë nga lidhjet me krimin.
“Sot duhet të kemi një ministri të brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt. Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm te polici më i thjeshtë. Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë. Të gjithë ne pavarësisht se cilës parti i përkasim jemi në radhë të parë shqiptarë. Mbi të gjitha ne duam vendin tonë Shqipërinë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy