Takimi i 19 korrikut me Vuçiç/ Kurti nesër udhëton në Bruksel

Takimi i 19 korrikut me Vuçiç/ Kurti nesër udhëton në Bruksel

Të hënën më 19 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë, për takimin e planifikuar për të hënën në Bruksel, kanë bërë të ditur për mediat në Kosovë, nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e paralajmëruar me z.Vuçiç”, thuhet në deklaratë.

Nga zyra për media e BE-së, kanë konfirmuar se takimi do të mbahet të hënën.

“Ne mund të konfirmojmë se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë do të zhvillohet të hënën më 19 korrik në Bruksel”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiçit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Takimi do të nis në orën 14:00 të pasdites, ku delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas do të pasojë një takim trepalësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy