Cakrani: Ilir Meta po mbahet në burg, në kushtet e një persekutimi politik

Cakrani: Ilir Meta po mbahet në burg, në kushtet e një persekutimi politik

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani thotë se ish-Presidenti bëri një vit më 21 tetor nga “rrëmbimi” i tij.

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV, ai deklaroi se ish-Presidenti është futur në bodrum në ditët e para të dërgimit te “313-ta”, dhe se u desh ndërhyrja e një të paraburgosuri i cili ndërroi qelinë e tij dhe ia liroi Metës, duke u ngjitur në kat të dytë.

Sipas tij, Ilir Meta është në kushtet e një persekutimi politik dh

Zoti Meta sot që po flasim takon avokatin dhe tre familjarë. Në kushtet që ishte kandidat për deputet, nuk iu dha mundësia të bënte një intervistë dhe as të komunikonte me deputetët e partisë së vetë. 

Ne do i çojmë këto në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Europiane. Përderisa në këtë vend numri 2 i opozitës trajtohet kështu, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me qytetarët. Ligji nëse nuk është i drejtë, nuk zbatohet sepse ka kosto për liritë dhe të drejtat e njeriut.

 Presidenti Ilir Meta është në kushtet e një persekutimi politik. Nuk ka asnjë provë konkrete që në cilësinë e ministrit, Kryeministrit dhe në detyrat e tij të ketë dhënë një urdhër për një tender apo favor. Ne nuk kemi filluar ende seancën paraprake. 

Prokuroria ka çuar çështjen dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes për gjykim. Kanë kaluar dy muaj nga kërkesa e prokurorisë, por problemi qëndron se aty do verifikohen një më një provat. Gjykata mund ta rikthejë çështjen për hetim ose ta pushojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy