Berisha: Gjinushi i shiti partinë Tom Doshit që të drejtonte Akademinë e Shkencave. Viktimë, historia dhe gjuha shqipe

Berisha: Gjinushi i shiti partinë Tom Doshit që të drejtonte Akademinë e Shkencave. Viktimë, historia dhe gjuha shqipe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ngriti si shqetësim se teksa sot Akademia e Shkencave feston 50-vjetorin, ka pësuar një regres të madh.

Në një komunikim me mediat, ai deklaroi se nëse më parë kishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.

Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë.

Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj.

Nuk ishte viktimë vetëm historia jonë kombëtare e Akademisë, po kaq viktimë u bë edhe gjuha shqipe, e cila për paranojën e diktatorit, mori goditjen më të rëndë në tërë ekzistencën e saj në kongresin marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Në atë kongres, në njëfarë mënyre u ridimensionua famëkeq i Enver Hoxhës që ndaloi publikimet e paraluftës. Aty u vendos arkivimi i punimeve të pavdekshme të rilindësve, Fishtës, Mjedës, Filip Shirokës, shkrimtarëve të Kosovës, vetëm pse duhej të goditej dialekti i zonës armike.

Duhej të goditej gjuha liturgjike. Sot, gjuha shqipe vuan pasojat më të rënda të Kongresit marksist të drejtshkrimit të vitit 1972.

Berisha shtoi më tej se nuk ka asgjë me drejtshkrimin, por tha se nuk mund të pranohet kurrë dënimi që iu bë gjuhës shqipe, formave themelore të kohëve të foljes dhe për rrjedhojë dënimi që i’u bë të gjithë letërsisë së krijuar në trevat nga Elbasani në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy