
Pyetjes se si e sheh Sali Berishën, gazetari Roland Qafoku tha se është nga politikanët që demonstron korrektësi, flet dhe prodhon lajme. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Qafoku sqaroi se me korrektesë nuk ka parasysh vetëm orarin, por edhe për përmbajtjen e bisedës. Ai gjithashtu u shpreh se ndryshe nga Berisha, Basha flet, por nuk prodhon lajme
“Përshtypja e parë është shumë e çuditshme. Politikanët më të suksesshëm janë shumë korrektë, ka politikanë që lë takimin dhe të hedh në erë emisionin. Politikanë të nivelit të ulët që nuk duhen thirrur. Me korrektesë kam parasysh jo vetëm orarin, por edhe për përmbajtjen e bisedës. Mendoj se Berisha është nga politikanët që flet dhe prodhon lajme. Merre Bashën, ai flet dhe nuk prodhon asnjë lajm. Politikanët që bëjnë bishta bëjnë edhe te populli. Nga Basha nuk del lajm, nuk del gjë”, tha Qafoku.



