Incidenti në Berat me furgonin e Bashkisë me ushqime, çështja i kalon SPAK

Incidenti në Berat me furgonin e Bashkisë me ushqime, çështja i kalon SPAK

Pas kapjes në flagrancë të furgonit të Bashkisë Berat, që ishte mbushur me ushqime për tu shpërndarë nga Partia Socialiste në këmbim të votës, drejtues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë kallëzim penal mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat, ku më pas u shoqërua edhe furgoni i ngarkuar me ushqime.

Për disa orë me radhë në Prokurorinë e Beratit janë marrë në pyetje shoferi i furgonit Hekur Komani dhe kryetarja e Rajonit bashkiak nr.2 Joana Melëngu, që është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat bëjnë me dije se, Melëngu dhe Komani kanë deklaruar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore se, ushqimet që ndodheshin në furgon ishim ushqimet për familjet e prekura nga pandemia Covid-19.

Sipas 2 punonjësve të bashkisë, ushqimet po transportoheshin në magazinat e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat për të liruar sallën e konferencave ku ishin vendosur prej disa muajsh. Pas deklarimeve të marra dhe denoncimit të bërë nga opozita, Prokuroria e Beratit ka vendosur ta përcjellë dosjen për hetim në SPAK, për mungesë kompetence në këtë hetim.

Burimet zyrtare të Prokurorisë deklarojnë se, Joana Melëngu dhe Hekur Komani akuzohen për: “Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 328 i Kodit Penal. Prokuroria e Beratit është në pritje të hetuesve të SPAK për të këqyrur furgonin e sekuestruar nga Prokuroria e Beratit mbrëmjen e djeshme si dhe marrjen në dorëzim të dosjes hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy