Hahn: Qëllimi kryesor i takimit në Berlin, zhbllokimi i dialogut Prishtinë-Beograd

Hahn: Qëllimi kryesor i takimit në Berlin, zhbllokimi i dialogut Prishtinë-Beograd

Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar se qëllimi kryesor i takimit të cilin liderët e Gjermanisë dhe Francës e organizojnë më 29 prill në Berlin me zyrtarët e Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë zgjidhja e bllokadës së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton Zeri.info.

Hahn ka përshëndetur iniciativën e Berlinit dhe Parisit dhe interesimi i tyre i ripërtërirë për rajonin, por ka paralajmëruar se zgjidhja e kësaj çështje, nuk mund të imponohet nga jashtë.

“Është e qartë se një zgjidhje e qëndrueshme duhet të vjen nga dy vendet për të cilat bëhet fjalë, të cilat në fund duhet të zbatojnë marrëveshjen e mundshme dhe t’jua prezantojnë qytetarëve të tyre”, ka deklaruar Hahn gjatë intervistës për agjencinë gjermane të lajmeve, ‘DPA’, transmeton Zëri.

Hahn ka deklaruar se iniciativat e tilla rregullisht iniciohen nga vendet anëtare të BE-s, ndërsa integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është prioritet politik për tërë Unionin, çka njëzëri e kanë konfirmuar të gjitha vendet anëtare., transmeton më tutje "Zëri".

Komisari evropian ka paralajmëruar se shtyrja e hapjes së bisedimeve për kyçje mes BE-s dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë bërë përparim në përmbushjen e kritereve, siç është Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, mund ta destabilizojë tërë Ballkanin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy