
Kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli renditi sot disa nga arsyet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kadilli tha se gabimi i parë është që aksionet politike që kishin të bënin me votën Basha i la në mes. E dyta sipas tij ishte përgatitja e ekipit në terren me shumë vonesë. Një tjetër gabim po ashtu ishte fushata individuale dhe lëvizja e koordinatorëve.
“Gabimi i parë është që aksionet politike që kishin të bënin me votën i la në mes, strategji e pa qenë. E dyta ishte përgatitja e ekipit në terren me shumë vonesë. Ne punuam 6 javë Rama 9 muaj. Vetëm 2 koordinatorë janë në vendin ku kanë qenë, të tjerëve nuk u kanë zënë këmbët rrënjë. Ai ka bërë fushatë individuale nga veriu në jug. Injoroi gjithë konsultimin dhe mori vendime personale. Nuk kam qenë dakort me djegien e mandateve”, tha Kadilli.



