Pronat në Zvërnec ku parashikohet ndërtimi i resorteve turistike dyshohet se janë përvetësuar përmes një skeme kriminale nga një grup që akuzohet për pastrim parash, trafik droge dhe ndërtime kullash.
Prokuroria e Posaçme lëshoi këtë të premte 20 masa sigurie për biznesmenë dhe noterë të përfshirë në këtë skemë, mes të cilëve edhe Artur Shehu, i deklaruar në media si pronar i hektarëve të tëra tokë në Zvërnec.



