Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Rama i thirri në seli anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS-së pasi ata ishin të ndarë dhe një pjesë e tyre nuk do të votonin shkarkimin e Veliajt.
Më tej Alimehmeti tha se opozita e ka pasur misioni shkarkimin e Veliajn dhe se kanë qenë ata që kanë bërë kërkesën.
Ata nuk kanë pranuar asgjë. Kërkesën e kemi bërë ne që në gjysmën e majit. Janë 7 muaj, ata nuk pranuan asgjë. Ata i thirri me zor për herë të pare kryeministri Rama në selinë e PS dhe i detyroi të viheshin në rresht për një, për ta shkarkuar, përndryshe ai e dinte. PS ishte e ndarë në Këshillit Bashkiak dhe një pjesë e tyre nuk do të votimin. Kjo ishte arsyeja pse Rama i thirri. Dy prej këshilltarëve kanë folur haptaz. Opozita ka pasur mision shkarkimin e kryeabzuesit. Ne e kemi bërë kërkesën dhe shumë mirë që PS është bashkuar në kërkesën e PD dhe ne themi që ky person ka abuzuar me paratë tona dhe duhet shkarkuar.



