VV dorëzon në Kushtetuese votimin e një deputeti të dënuar që çoi në formimin e qeverisë së re

VV dorëzon në Kushtetuese votimin e një deputeti të dënuar që çoi në formimin e qeverisë së re

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifi në seancën ku u votua për qeverinë në krye me Avdullah Hoti.

Vetëvendosje konsideron se votimi i Arifit e bën të pavlefshëm dhe jo-kushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, deputeti në fjalë, është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale me një vit e tre muaj burg.

“Kjo kërkesë është rasti i radhës që ose do të shpërfaqë edhe më shumë rënien e shtetit të së drejtës në justifikimin e çdo paligjshmërie, ose do të konstatojë atë që e thotë Kushtetuta se një deputet i dënuar me mbi një vit burg humb mandatin dhe se vendimi që merr për bazë votimin e tij është në kundërshtim me Kushtetutën”, kanë shkruar nga partia e Albin Kurtit.

Pjesëmarrja në seancë e deputetit Etem Arifi, sipas LVV-së, e thellon paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

“Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, thonë nga Vetëvendosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy