Pas dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit, mësohen prapaskenat e fundit mes kryeministrit Rama dhe liderit të LSIsë, Ilir Meta.
Burime pranë maxhorancës bëjnë të ditur për Panorama se ka qenë kryeministri Rama që i ka ofruar Metës karrigen e Presidentit në një nga takimet e fundit që kanë pasur.
Mësohet gjithashtu se Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje aty për aty, por ka thënë se do ta shqyrtojë këtë propozim.
Deri në këto moment Meta ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i karrierës së tij politike.
Burimet bëjnë me dije se pritet mbledhja e firmave për ta kandiduar.
Sipas Kushtetutës, duhen firmat e 20 deputetëve për të futur një kandidat në garë, ndërsa për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet votat e të paktën 71 deputetëve në Parlament.
Presidenti zgjidhet me mazhorancë të thjeshtë në raundin e katërt dhe të pestë, sipas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.
Raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit pritet të zhvillohet gjatë pasdites së nesërme 28 prill.



