Opozita kthehet në Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Jep dorëheqjen, dënuat pa ligj deputetët e opozitës për 30 ditë

Opozita kthehet në Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Jep dorëheqjen, dënuat pa ligj deputetët e opozitës për 30 ditë

Kreu i grupit të Partisë Demokratike nga salla u Kuvendit ku është kthyer pas thyerjes së bojkotit ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Ai shprehet se Spiropali ka thyer ligjin dhe rregulloren e Kuvendit duke i hequr mandatit deputetëve të opozitës për një muaj dhe duke mos i lejuar që të ushtrojnë funksionin e tyre në Kuvend.

Sipas tij, një veprim të tillë mund ta bëjë vetëm një regjim kriminal si ky i sotmi që i ka siguruar karrigen dhe Spiropalit.

Në kundërshtim me vendimet e gjykatës kushtetuese në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. I keni vënë deputetëve të opozitës porta sigurie dhe në shkelje flagrante të ligjit, keni ndaluar deputetët e opozitës dhe ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar duhet të tërhiqesh nga pozicioni sepse ke përjashtuar pa të drejtë opozitën nga kuvendi.

Së pari nxirr gardën jashtë sepse s’ka vend ajo me letrat e deputetëve.

Për atë që i keni bërë kësaj salle kuvendi do duhet të heqësh dorë sepse nuk na keni lejuar të ushtrojmë funksionin tonë në kuvend, jep dorëheqjen sepse keni shkelur rregulloren.

Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj tu heqësh mandatin pa ligj këtë e bënë vetëm një regjim kriminal si ky që të ka siguruar ty këtë karrige me rrota.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy