Pse janë ndërprerë fluturimet nga Aeroporti i Kukësit?

Pse janë ndërprerë fluturimet nga Aeroporti i Kukësit?

Kryeministri Edi Rama mohoi mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV ndërprerjen e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit.

Fakteve të gazetarit Andi Tela se kishte kërkuar pikërisht sot për fluturime nga Turqia dhe Zvicra, kryeministri iu përgjigj duke thënë se tani po lidhen kontratat dhe për këtë kërkohet kohë, por shtoi se pavarësisht kësaj realizohen dy fluturime në javë dhe se Aeroporti i Kukësit do jetë shumë i mirë për bileta low cost.

Pjesë nga biseda:

Tela: Në aeroportin e Kukësit aktualisht as nuk ulet dhe as nuk ngrihet asnjë avion...

Rama: Ka dy fluturime në javë.

Tela: Jo, jo, nuk i ka më.

Rama: Po mirë në rregull.

Tela: Nuk i ka. Unë e provova sot, u futa në Air Albania, kërkova për fluturime nga Zvicra dhe nga Turqia dhe nuk ka.

Rama: Nuk janë fluturime të Air Albania. Janë dy fluturime në javë po të them dhe ajo që ndodh me Aeroportin e Kukësit është se tani po lidhen kontratat dhe për këtë kërkohet kohë, bëhen teste, etj. Unë kam pasur në zyrë një kompani të madhe ajrore për Aeroportin e Kukësit. Ai aeroport do jetë shumë I mirë për bileta low cost.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy