Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha deklaroi se kjo qeveri nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme duhet dakordësia e të gjitha palëve politike, pa përjashtuar Partinë Socialiste.
Gjithashtu Mediu deklaroi se është provuar tashmë në zgjedhjet lokale se kjo qeverisje dhe mazhoranca ka manipuluar në mënyrë të qëllimshme zgjedhjet.



