Rama: Nga nesër do të nisë vaksinimi për COVID-19

Rama: Nga nesër do të nisë vaksinimi për COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se duke nisur nga nesër, e hëna, do të nisë vaksinimi për koronavirusin. Rama e dha këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale nën hashtagun “Shqipëria buzëqesh”.

Fillimisht kryeministri kishte deklaruar se vaksinimi do të niste javën e tretë të janarit, por dy ditë më para ai u shpreh se ky afat do të afrohet.

“LAJM I MIRË
#ShqipëriaBuzëqesh
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
#PunëJoGjumë,”
- shkruan kryeministri Edi Rama.

Deri më tani Shqipëria ka në dispozicion 10750 doza vaksina për koronavirusin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy