Projektligji i Ministrisë së Brendshme për administrimin, shitjen dhe të drejtën e parablerjes për pronat e sekuestruara dhe konfiskuara, ishin pjesë e debatit në komisionin e ligjeve.
Për herë të parë agjencisë së administrimit të këtyre pronave i shtohet si kompetencë edhe administrimi i pronave të bllokuara nga pushteti vendor përfshirë ndërtimet pa leje.



