Integrimi i Shqipërisë në Bashkim Evropian ka qenë një nga temat e diskutuara në emisionin e lajmeve në ‘MCN Live’ ku analisti Shpëtim Nazarko deklaroi se për të hyrë në BE duhet të plotësosh disa kushte, ndërsa tha se historia e saj mbetet ende e ndërlikuar.
Ai tha ndër të tjera deklaroi se pjesa më e rëndësishme e Ballkanit është aksi Shqipëri-Maqedoni- Bullgari, dhe se sipas tij kjo është një vijë e rëndësishme që të imponon se qëndrimet e tre vendeve duhet të jenë të lidhur ngushtësisht me njëra-tjetrën.
Ka një problem me Ramën, Ballkani Hapur mund të jetë një procedurë lehtësimi, ndërsa procesi Berlinit gjë tjetër. Evropa thotë se për tu futur në Evropë duhet të plotësosh disa kushte. Evropa kërkon të fusë një treg në Ballkan me njerëz të aftë që kanë ekspertë, rrugë të mira, gjykata të mira, problemet e pronës të zgjidhura etj etj. Në rastin e Ramës nuk është plotësuar asgjë besoj se për konsum të brendshëm, Rama mund ta përdorë këtë sepse mendoj se Shqipëria ka probleme shumë të mëdha, duhet të bëhet e qartë se ajo që Evropa kërkon nga ne është e ndryshme nga ajo që ne propagandojmë me Ballkanin e hapur. Ajo që dua të flas seriozisht për këtë pikë, unë besoj se pjesa më e rëndësishme e Ballkanit është aksi Shqipëri-Maqedoni- Bullgari. Kjo është një vijë e rëndësishme që të imponon që qëndrimet e tre vendeve duhet të jenë të lidhur ngushtësisht me njëra-tjetrën. Janë dy vende të rëndësishme për të sotmen dhe të nesërmen e Ballkanit në përgjithësi.



