Avokati Romeo Kara largimin nga Shqipëria të Ëngjëll Agaçi drejt Stambollit, thotë se mund të vijë prej lodhjes pas 13 vitesh në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se largimi i tij mund të ketë lidhje me hetimet që janë në zhvillim.
Vërtetë ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, por unë këto vende i shoh si teknike. Për sa kohë që ka qëndruar në këtë pozicion, pak është përmendur. Pa pasur akuza reale apo fakte reale nga një hetim, nuk mund të spekulojmë, besoj se dhe lodhja ka bërë të vetën.
Se të rrish në një vend pune 13 vjet. Ka ikur në mënyrë të qetë. Mund të ketë lidhje me hetimet apo një nuancë për të parë se punët nuk do të jenë aq mirë nesër.
Këtu edhe Rama po të iki nuk do çuditemi, jo më Engjëll Agaçi. Këtu nuk po ecin punët. Çdo aferë që hapet deligjitimon qeverinë.
Ditën që dha dorëheqjen nga detyra, Agaçi ishte paraqitur në SPAK ku u mor në pyetje lidhur me inceneratorin e Tiranës.



