Zëvendëskryeministrja e PD-së Ledina Mandija, me anë të një reagimi i ka kërkuar informacion më të detajuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në lidhje me kallëzimin ndaj administratorit të njësisë 2 në Tiranë, zyrtar i LSI-së Elez Gjoza.
Zv/Kryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral.
Mandija thekson edhe njëherë se Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral.
Lëvizja Socialiste për Integrim ngriti shqetësim në adresë të zëvendëskryeministres Ledina Mandija, si drejtuese e Task-Forcës në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj administratorit të njësisë nr.2 në Tiranë, Elez Gjoza.
Sipas LSI-së, kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cenimin e figurës të Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI.



