Kryebashkiaku Erion Veliaj doli në një deklaratë për mediat përmes të cilës falënderoi komisionerët dhe numëruesit që sipas tij vijojnë të punojnë pa u lodhur në shërbim të interesit kombëtar. Veliaj falënderoi demokratët që nuk votuan si dhe kryeministrin Rama.
T’ju japin një brohorimë të fortë atyre që janë në qendrat e numërimit. Ne duam të numërohet çdo votë dhe të lexojmë edhe mesazhin e atyre që nuk na kanë votuar. Falenderoj 300 mijë veta që na votuan, që pavarësisht se disa ishin me paterica apo me karrige me rrota, ju falenderoj me zemër, që e konsideruan votën të shenjtë. Kjo fitore më uli në tokë si çdo fitore tjetër.
Tirana na tregoi qartë se më shumë sesa gishtin, kërkon një dorë të shtrënguar. Tirana tregoi se preferoi ata që mbjellin në gropa pemë, në vend të atyre që përçajnë. I them të gjithë demokratëve do të jem edhe kryetari juaj me përulësi, njësoj siç administrata jonë nuk i ka ndarë njerëzit në të majtë e të djathtë. Dua të falenderoj ata të djathtë që nuk pranuar që zgjedhjet lokale të ktheheshin në zgjedhje pro dhe kundër Amerikës.
Zgjodhën që të mos përdoreshin si mish për top kundër aleatëve tanë. Refuzuan të ishin dasmorë apo krushq të Saliut dhe Ilirit. Dua të falenderoj posaçërisht kryeministrin tonë, Edi Rama, që na i bëri të qartë që është aty për t’i mbështetur bashkitë.



