
Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, demokrati Ervin Salianji ka bërë publike votën e tij në garën për kreun e PD.
Salianji tha se do të votojë pro kreut aktual Lulzim Basha.
“Unë do të votoj qartë dhe pastër për Lulzim Bashën. Vetëm Basha na ka thënë hajdeni, këta nuk të ftojnë as tani, mendo të bëhen kryetarë partie. Unë kam mbështetje nga qytetarët dhe nuk më nxjerr njeri, por këta kandidatë janë përjashtues dhe të kthejnë pas në kohë”, tha Salianji.



