Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, Alibeaj: Shteti është kapur nga krimi

Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, Alibeaj: Shteti është kapur nga krimi

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. ka reaguar për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se zyrat e Prokurorisë në Durrës u bastisën, duke shtuar se është hera e dytë që ndodh diçka e tillë. Sipas deputetit demokrat po tentohet të zhduken provat e krimit të Xhafajt.

Sipas deputetit demokrat po tentohet të zhduken provat e krimit të Xhafajt.

Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të çështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga çështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve.

Para 2 javësh. kësaj Prokurorie ju grabitën dokumente të rëndësishme të hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit, Donika Prela, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësisë.

Ky akt sigurisht i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot krimi ia beh mu ne mes të zyrave te Prokurorisë dhe i pashqetësuar grabiti serverin e te dhenave të hetimeve penale për çështjet më të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve”, tha deputeti i PD.

Alibeaj vazhdoi me akuzat e tij duke thënë se nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur në vend që të mbrojnë dëshmitarët dhe të sigurojnë provat, qëllimi i vetëm i Rama-Marku-Prela-Xhafës është si e si të mbrojë e të shpëtojë Fatmir e Agron Xhafën.

Nga selia blu deputeti i PD, thekson se nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur qeveria dhe kryeministri po bejne ç’është e mundur të zhdukin provat e krimit më të rendë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.

Ai tha se ngjarjet e fundit, duke iu referuar edhe arratisjes së një dite më parë të një personi nga ambientet e gjykatës së Vlorës kanë ndodhur pasi shteti i Ramës është kapur nga krimi.

Alibeaj i bëri thirje qytetarëve që të dalin në protestën e opozitës ditën e shtunë në orën 11 në Tiranë, kundër krimit dhe qeverisë së Edi Ramës që është e lidhur me të.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy