Zgjedhjet vendore, Ambasada Amerikane: Nxisim këdo që të regjistrohet

Zgjedhjet vendore, Ambasada Amerikane: Nxisim këdo që të regjistrohet

Ndërsa po afron afati i regjistrimit në KQZ për zgjedhjet vendore të 30 qershorit,  Ambasada Amerikane në Tiranë nxit këdo që mendon të kandidojë, që të regjistrohet. Në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones solli në vëmendje deklaratat e zv.ndihmëssekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili, siç theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

Në emër të Ambasadës Amerikane, Moses-Ones u shpreh se “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata. Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet”, tha ajo.

Diplomatja amerikane e sheh si garanci për vijimin e proceseve parlamentare hyrjen e deputetëve të rinj dhe formimin e grupeve.

Në prononcimin e saj për VOA, Moses-Ones përshëndeti “hapat konstruktivë të opozitës në Parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë”.

“Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo - do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, theksoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy