Takimi në Durrës/ Berisha: Nëse nuk do ngriheshim do ishim thjesht një kukull, si “Rama -Alibasha”

Takimi në Durrës/ Berisha: Nëse nuk do ngriheshim do ishim thjesht një kukull, si “Rama -Alibasha”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një takim me demokratët në Durrës. Nga ky qytet, Berisha deklaroi se opozita e vërtetë e Shqipërisë është rikthyer dhe se nëse “Rithemelimi” i PD-së nuk do të ngrihej, atëherë Rithemelimi do të ishte një kukull e qeverisë Rama, si rasti i marrëdhënies “Rama –Alibasha.

 “Ne vijmë këtu në Durrës pas një udhëtimi të vështirë, plot pengesa. E vërteta është pas një udhëtimi unik në historinë e Europës. Në një moment ne ndërmorëm udhëtimin për tu rikthyer te vlerat tona, për të ngritur në këmbë forcën tonë politike, që kalonte nga disfata në disfatë.

Në fillim të kësaj lëvizjeje askush nuk parashikonte se sot ne do ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh. Një ushtri e vërtetë misionarësh. Jam dëshmitar i trysnive të pandershme që u bënë mbi ju nga institucionet e një shteti që nuk njeh ligje.

Pak muaj më para deklarova dhe e them dhe sot se kjo lëvizje është e pandalshme. Ky revolucion nuk ndalet më. Opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk ngriheshim do ishim thjesht një kukull, një lolo. Shembullin po e shihni këto ditë në marrëdhëniet “Rama -Alibasha”.

Vendosëm të rikthejmë vlerat tona më të mira. Ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim. Nuk ecet më kështu. Nuk e pranojmë më këtë gjendje. Mjaft është mjaft. Duhet të rikthehemi. Dhe kjo ndodhi dhe sot ja ku jemi”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy