Koka: Nëse nuk do të jetë Berisha kryeministër, mund të jetë Gaz Bardhi me bekimin e tij

Koka: Nëse nuk do të jetë Berisha kryeministër, mund të jetë Gaz Bardhi me bekimin e tij

Në qarqet opozitare së fundi është përmendur emri i Joridsa Tabakut, si kandidatë për kryeministre.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Bledian Koka u shpreh se, nëse nuk do të jetë Berisha, Gazment Bardhi është kandidati më përfaqësues, por me bekimin e vet Berishës.   

Njeriu që i afrohet më shumë është vetë zoti Bardhi, nëse nuk do të jetë zoti Berisha. Edhe nëse do të ndodhë kjo, do të ndodhë me bekimin e zotit Berisha. Sepse unë e kam parë efektin e zotit Bardhi kur vendosi që të kthehej në PD dhe ka qenë një efekt i mirëpritur.  

Politikisht, për nga pesha që po mban gjatë kësaj kohe, sidomos me denoncimin e vëllait të kryeministrit. Dhe Berisha tha hajde bashkohemi në diversitet dhe e ka patur për zotin Bardhi që të bashkoheshin.

Zoti Bardhi në debatin se a do të jetë kandidat për kryeministër ka hedhur emrin e zonjës Tabaku, por për momentin, nëse nuk do të jetë zoti Berisha, mendoj se do të jetë ai si përbashkues, për elektoratin gri, sepse nuk ka konsumuar pushtet, që nuk e ka problem të bëjë debate të ashpra. Edhe ne këtu mes zotit Bardhi dhe zonjës Tabaku, do të zgjidhnim zotin Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy