
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka ndarë një mesazh ngushëllimi, lidhur me ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Me anë të një postimi në Twitter, ai shpreh dhimbje për lajmin e trishtë.
Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.
Nishani u nda nga jeta të shtunën e lënë pas, pasi prej disa javësh ishte shtruar në Gjermani në një spital.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të ish-Presidentit, erdhi pas infektimit me Covid, ku sëmundja autoimune në mëlçi nga e cila vuante, bëri që shëndeti i tij të pësojë vetëm rëndim.
Pas shtrimit në spitalin e Sanatoriumit, ai u dërgua në fund të prillit në Gjermani, ku dhe ndërroi jetë.
Bujar Nishani ishte në krye të shtetit nga 24 korriku i vitit 2012, deri në 24 korrik 2017.
Ai lindi më 29 shtator 1966, duke gjetur vdekjen në moshën 56-vjeçare.



