Xhaçka takon Lord Stuart Peach: Bashkëpunim në infrastrukturën energjetike dhe rrugore

Xhaçka takon Lord Stuart Peach: Bashkëpunim në infrastrukturën energjetike dhe rrugore

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të dërguarin e posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj situatave që prekin rajonin.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022.

Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy