
Ish-Presidenti Ilir Meta ndan një mesazh me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Meta thotë se në këtë ditë të shënuar, të një shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uron forcimin e pandalshëm të lidhjes, partneritetit strategjik dhe miqësisë tonë të bekuar.
Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Mirënjohje edhe të gjithë shqiptaro - amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë. Gëzuar! Edhe 100!



