Shtetet e QUINT-it pas takimit me Kurtin: Nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit

Shtetet e QUINT-it pas takimit me Kurtin: Nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit

QUINT’i dhe NATO ia kanë bërë të qartë sot Kryeministrit Albin Kurti se nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit për vetura. Përgjigja vjen dy javë pas takimit që zhvilloi Kurti me ambasadorët, ku u shtrua kjo çështje dhe një ditë pasi Bashkimi Evropian deklaroi se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut.

Ambasadorët e QUIN-it kanë dal nga takimi me kryeministrin Albin Kurti me një deklaratë të prerë se nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një deklaratë për media, tha se për këtë qëndrim e kanë informuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të Urës së Mitrovicës në këtë kohë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit për qarkullim është çështje që i përket dialogut dhe se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut.

Ai ka thënë se diskutimet janë duke vazhduar dhe se BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë. Gjithashtu Stano ka bërë thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se kjo çështja e urës nuk duhet të bëhet asesi temë e dialogut me Serbinë, sepse do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetueshmërisë së Kosovës.

Në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për hapjen e urës së Ibrit, ku fillimisht parashihej mbyllje e dy anëve të Urës me barriera fikse dhe me kantier deri më 15 tetor 2015. Sipas kësaj marrëveshje parashikohej që Ura të hapej për trafik jo më vonë se fundi i qershorit 2016.

Pavarësisht gjithë këtyre marrëveshjeve, ura kryesore nuk është hapur për të gjithë trafikun dhe vazhdon të jetë temë që po shkakton kokëçarje për Kosovën dhe BE-në edhe pas 8 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy