Gazetari Mariglen Kume thotë se përtej pakënaqësive qytetarët e janë bërë më të mbledhur në strofullën e tyre.
Nga studio e “MCN Informacion” ai u shpreh se pavarësisht mllefit të madh të akumuluar, reagimi është i paktë, duke nënvizuar se populli ka nevojë për udhëheqje.
Rama ka pasur kriza dhe në mandatet e mëhershme dhe në 2022, ka qenë ajo e studentëve, populli është ngritur, por sërish nuk ka ndodhur asgjë për ndërrimin e pushteteve.
Numri i protestave në vitin 2022 kanë qenë shumë të mëdha, por sërish nuk prodhuan gjë. Populli shqiptar nuk po reagon shumë, edhe pse mllef ka shumë.
Ka nevojë për një udhëheqësi që ta marrë. PD herë pas here ngre një frymë, por më pas e shfryn. Edhe zgjedhjet e 11 majit ngritën një tjetër skepticizëm tek partitë e reja.
Arlind Qori ishte i vetëm që hyri në 11 maj i vetëm dhe vazhdon i vetëm. Elementi më i rëndësishëm mund të ishte faktori ndërkombëtar, nëse do të kemi për shembull një lloj izolimi të qeverisë nga ndërkombëtarët, do të shikonim mundësinë që të shkonim në një krizë politike.



