
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Enkelejda Muçaj ka mbajtur postin e Avokates së Përgjithshme të Shtetit, ndërsa në 28 qershor 2021 u zëvendësua nga Brunilda Lilo.
VENDIMI I PLOTË:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



