Kume: PD lëvizje vetëm për grupin parlamentar, nga 11 komisione do të drejtojë katër  (VIDEO)

Kume: PD lëvizje vetëm për grupin parlamentar, nga 11 komisione do të drejtojë katër (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume, thotë se Partia Demokratike është në pritje të vendimmarrjes qeverisëse dhe të mbledhjes së parlamentit për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se lëvizjet e vetme që priten nga selia blu, janë për grupin parlamentar dhe kreun e tij.

Vonesa që ka bërë deri diku Kryeministri Rama me qeverinë dhe mbledhjen e parlamentit, ka krijuar vonesë edhe te Partia Demokratike, se deri më tani nga të gjitha informacionet brenda PD, nuk priten zgjedhje të brendshme për strukturat. 

Lëvizjet e vetme që priten janë ato për grupin parlamentar, sa i përket jetës parlamentare. Edhe nëse mblidhet kryesia e re dhe grupi i ri parlamentar për tu konstituar nuk mund të marrin një vendimmarrje sa i takon pjesës parlamentare, nëse do marrin mandatet dhe do bojkotojë.

Sa i takon vendimmarrjeve për kreun e grupit parlamentar, për të cilin zoti Berisha ka thënë që do ia lërë grupit ta vendosë. 

Nëse do jetë garë me dy emra, edhe të tjerë nga Partia Demokratike e kanë thënë se zoti Bardhi e rrezikon këtë post, pasi nuk ka mbështetjen që ka pasur.

Pas grupit parlamentar do caktohet kryesia e vogël, kryetarët e komisioneve, që në dijeni opozita do drejtojë katër komisione. 

Po ashtu do caktohen dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Në këtë sesion do të ketë 11 komisione nga 8 që kanë qenë më parë dhe nga këta, 7 do i drejtojë mazhoranca dhe 4 opozita.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy