
1842 kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Kryeministri Rama ka lënë pa përgjigje njërën nga pyetjet e formularit, teksa kryedemokrati Basha nuk ka deklaruar të dhëna të plota.
Në pyetjen e 8 në formular, ku kërkohet të dihet nëse kandidati për deputet ka jetuar për më shumë se 1 muaj jashtë Shqipërisë kryeministri Rama i është përgjigjur me “jo”.
Deklarimi i kreut socialist në formular rrëzohet edhe nga CV bashkëngjitur, ku thuhet se pas rrëzimit të regjimit komunist ai shkoi të jetonte për disa vite në Francë.
Ndërsa Basha nuk ka specifikuar adresat e banesave për 7 vitet e jetuara në Utreht të Holandës dhe 4 vitet që ka jetuar dhe punuar në Prishtinë.
Ndërkohë, kandidati i PD, Rezeart Tusha ka deklaruar në formular dëbimin nga Zvicra.
Më herët, ai ka mohuar të jetë dënuar për drogë, sic ka akuzuar PS. Edi Paloka dhe Luciano Boçi deklarojnë dënimin për shpifje, ndërsa Xhelal Mziu atë të shpërdorimit të detyrës.
Agron Kapllanaj ka deklaruar dënimin në Itali.
Ndërkohë kandidatët e akuzuar nga opozita, për probleme me drejtësinë në qarkun Durrës, Rrahman Rraja, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Ndraxhi kanë deklaruar formular të pastër.



