Meta kërkon të dëshmojë për 21 janarin/ Karanxha: Do e vlerësojnë prokurorët, çdo gjë lidhet me objektin e hetimit

Meta kërkon të dëshmojë për 21 janarin/ Karanxha: Do e vlerësojnë prokurorët, çdo gjë lidhet me objektin e hetimit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që të thirret në SPAK për të dëshmuar mbi 4 vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit 2011. 

 

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se do jenë prokurorët ata që do e çmojnë nëse Meta duhet të japë sqarime.

 

Sipas Karanxhës, gjithçka lidhet me objektin e hetimit. 

 

Nëse Ilir Meta tregon të dhëna në lidhje me hetimin, në lidhje me autorësinë ose me objektin e hetimit, nëse ka informacion për shpërdorim detyre, nëse ka informacion për ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha ose për persona të tjera, pse jo mund të japë sqarime në lidhje me këto fakte. Mund të japë sqarime pa asnjë lloj problem. Kërkesa bëhet me shkrim, është organi procedues që e çmon se mund të ketë shumë dëshmitarë të cilët mund të bëjnë kërkesë të pyeten. 

 

Gjithçka do lidhet me objektin e hetimit. 

 

Më tej Karaxha tha se për 21 janarin do pyetet dhe Bamir Topi. 

 

Topi tha që më ka ardhur në zyrë Basha dhe më ka kërkuar që të ndikoj tek kryeprokurorja Ina Rama për çështjet e gardistëve, për masat e sigurimit. Kemi ndikim, i ligjshëm apo jo do e çmojë prokuroria. Do dalë nga hetimi e njeh Bamir Topi Ina Ramën dhe çfarë lidhjesh ka. Kemi dy institucione të pavarura. Presidenti është mbi palët. Nëse i ka shkuar Basha për ndonjë çështje tjetër, ka pasur shumë çështje penale. 

 

Bamir Topi do pyetet. Tha unë jam i gatshëm. Përderisa po pyetet Berisha për librin e Bamir Topit, të mos pyetet i zoti  i librit nuk ka logjikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy