KQZ: Janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtje të zgjedhjeve të së dielës

KQZ: Janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtje të zgjedhjeve të së dielës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate bën me dije se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtje të zgjedhjeve të së dielës. KQZ njofton se pavarësisht ngarkesës dhe problemeve të njohura, zgjedhjet lokale do të mbahen. “Pavarësisht ngarkesës për shkaqe të njohura, ne kemi trajnuar komisionerët tanë e gjithçka do të vijojë normalisht. KZAZ 6 do të pajiset me material zgjedhor.

Ne do të përgatisim çdo komisioner për të ushtruar punën e tij në mënyrë profesionale. Zgjedhjet do të mbahen rregullisht, me sa më pak dëme zgjedhore”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ, gjatë një deklarate për mediat theksoi se, “Sikundër opinioni publik është informuar nga mbledhjet live të KQZ_së dhe nga media, edhe në ato raste kur objektet zgjedhore dhe materialet zgjedhore janë dëmtuar, KQZ ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të siguruar që infrastruktura zgjedhore të jetë e në dispozicion të administratës zgjedhore, në mënyrë që ditën e votimit, datë 30 qershor 2019, të gjithë qytetarët t’i drejtohen Qendrave të Votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës”.

“Sa më sipër, për dëmtimin pothuajse total të materialeve zgjedhore në KZAZ-në nr. 6, Bashkia Vau Dejës, Qarku Shkodër, KQZ ka marrë masat dhe do të pajisë KZAZ-në nr. 6 me të gjithë materialet zgjedhore, përfshirë këtu edhe fletët e votimit, për të zhvilluar procesin zgjedhor në datë 30 qershor, edhe në këtë bashki”, bëri të ditur Hoxhaj

“Duke qenë se zbatimi i kalendarit të trajnimit të KQV-ve u vështirësua për shkak të refuzimit të disa bashkive për të vënë në dispozicion ambientet e shkollave, trajnerët e KQZ-së, do të jenë të gatshëm të ofrojnë në vijimësi trajnim, me qëllim që çdo komisioner të jetë i aftësuar për ta ushtruar detyrën e tij në mënyrë profesionale”, përfundon deklarata e zëdhënëses për shtyp të KQZ, Drilona Hoxhaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy