Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka debatuar me deputetin demokrat Sali Berisha ku ka theksuar se ai është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri.
Sipas tij është për të ardhur keq sesi personi që është shpallur non grada nga SHBA për korrupsion masiv, të vijë të bëjë moral për anti-korrupsion.
Të dëgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasë për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin. Përsëri po jua them, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sajtin e Departamentit Amerikan do të shikoni se me kë është Berisha përbri. Homologu i tij është Dodik, ti Tritan e kupton mirë kur i krahasoj këto dy persona në listën e non gradave.
Më herët nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se qeveria funksionon si një organizatë kriminale, ndërsa shtoi se vjedhja te inceneratorët është bërë në bashkëpunim.
Sipas tij, energjia është shitur gjatë verës sipas tij me shifra shumë të ulëta, ku ndërkohë në bursë çmimi ishte 120 euro. Sipas Berishës, qeveria duhet të heqë dorë edhe nga taksa e naftës për të ndihmuar qytetarët, pasi një praktikë të tillë po e ndjekin edhe shumë vende të tjera të Rajonit dhe gjetkë.



