PD i përgjigjet Spiropalit: Shqipëria një vend i papunë

PD i përgjigjet Spiropalit: Shqipëria një vend i papunë

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa i ka kthyer përgjigjje sot Eliza Spiropalit, ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, e cila gjatë fjalës së saj në kuvend tha se Shqipëria po bën hapa para drejt zhvillimit dhe se ka përmbushur kushtet për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Zhupa ndërkohë që në fillim të reagimit të saj thotë se Shqipëria është një vend pa punë, ndërsa akuzon Spiropalin për mashtrim.

“Shtet pa punë!

Duket se aktiviteti kryesor i shtetit sot është të ndjek kryetarin e opozitës që ose ta kopjojnë ose të bëjnë montazhe bajate dhe pa vlerë.

Kur rri mbyllur në zyra duke dhënë tendera e koncensione, nuk ke si ti dish sot hallet e shqetësimet e qytetarëve. Kur punë të vetme ke pasur uljen e ngritjen e traut të doganës, shqetësimet që një taksist nuk ka punë të duken pa vlerë. Dhe kur e ke mendjen tek trau i doganës dhe jo tek hallet, atëherë nuk ke se si të bësh tjetër veçse të mashtrosh.

Elisa e bën mirë këtë punë, fundja nuk bën gjë tjetër vetëm sa imiton shefin e saj që ulet në montazh e manipulon videot e liderit të opozitës.

Taksisti thotë pikërisht atë që Basha dhe PD ka muaj dhe vite që thonë: sot problemi i bizneseve të vogla është konkurrenca e pandershme, është rënia e konsumit, rënia e xhiros.

Sot kjo qeveri ka prishur tregun! Dëgjoje mirë Elisa, që të kuptosh se cilat janë hallet e shqiptarëve,”- nënvizon Zhupa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy