Kufiri detar/ Dendias: Zgjidhje sa më shpejt!

Kufiri detar/ Dendias: Zgjidhje sa më shpejt!

Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, ka komentuar ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, lidhur me çështjen e kufirit detar. Në një intervistë për një të përditshme, kryediplomati grek ka deklaruar se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetura me Shqipërinë. Dendias ka theksuar se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati zhvillim për arsye të panjohura.

"Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shefit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive të bazohet në të drejtën ndërkombëtare, me të gjitha vendet fqinje. Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura. Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dy palët. Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura”, ka thënë ai. 

Ndërsa në lidhje me zhvillimet e fundit me Turqinë, raundi tjetër do të zhvillohet në këtë të fundit. Sipas Mitsotakis e Dendias, Greqia e ka bërë të qartë në mënyrë të barabartë se rifillimi i dialogut do të ndodhë në kontekstin e qartë të kufizuar të kontakteve kërkimore që u ndërprenë nën përgjegjësinë e Turqisë në 2016.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy