Këshilli i Ambasadorëve i propozon Kuvendit të Shqipërisë që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare

Këshilli i Ambasadorëve i propozon Kuvendit të Shqipërisë që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare

Këshilli i Ambasadorë Shqiptarë i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare.

Në njoftimin për media thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë dhe beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.

Në kërkesë e Këshillit thuhet se një kërkesë e tillë vjen duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare dhe si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat euro- atlantike.

Njoftim për Shtyp

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë e Republikës së Kosovës të shpallet Festë Zyrtare.

Tiranë, më 22 Shkurt 2023

Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,

- si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;

- si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro - Atlantike;

- si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar;

- si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike;

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy