Do trashëgojë Argita Berisha PD? Paloka: S’ka asgjë të keqe, ka qenë gjithmonë aktive në politikë

Do trashëgojë Argita Berisha PD? Paloka: S’ka asgjë të keqe, ka qenë gjithmonë aktive në politikë

Deputeti demokrat Edi Paloka në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me kuvendin e PD të 2 dhjetorit ku u ndal dhe te prezenca e vajzës së Berishës, Argitës. Ai tha se pozicioni zonjës Malltezi u bë i qartë nga vetë ajo, ndërsa theksoi se dhe sikur kjo të ishte vërtetë nuk ka asgjë të keqe.

Këto janë fantazi të mediave, besoj se është e qartë madje pozicioni i zonjës Malltezi u bë i qartë menjëherë pas zhvillimit të kuvendit. Ajo u shfaq ndryshe nga herët e tjera, Malltezi është një nga studentët e dhjetorit dhe ka qenë gjithmonë aktive dhe pse e padukshme nga mediat në aktivitet e PD. E vetmja gjë që ka ndryshuar këtë herë është situata ku na ka futur ky regjim. E thënë kjo dhe sikur kjo të ishte e vërtetë nuk ka asgjë të keqe, unë do e shihja si diçka pozitive. Trashëgimia nuk vjen kështu sepse ne nuk jemi monarki. Pse doli Argita dhe u shfaq në publik nuk do të thotë se Berisha i la partinë. Pastaj pjesa tjetër bëhet me zgjedhje nuk ikën Berisha dhe të thotë ky apo ai është pasardhësi im.

I pyetur nëse është dakord nëse votohet Argita Malltezi të jetë në krye të PD, Paloka tha se po flasim për një realitet dhe diçka që nuk do ishte çudi dhe po të ndodhte, ndërkohë që vetë Argita e shpjegoi pozicionin e saj.

Ajo ka qenë aktive në politikë gjithë kohës, Argita dhe gjithë pjesëtarët e familjes Berisha. Bashkëshorti i saj ndodhet padrejtësisht i arrestuar, dhe sipas saj është vetë situata e tillë politike që ajo doli si shumë të tjerë aty dhe mbajti fjalën e saj e cila ishte një thirrje që ju bë shqiptarëve për të reaguar sepse e keqja nuk duhet të na bëjë të reagojmë kur na vjen tek dera e shtëpisë sepse atëherë është vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy