Basha takon presidentin e PPE-së Daul: Qeveria po pengon integrimin

Basha takon presidentin e PPE-së Daul: Qeveria po pengon integrimin

Takimi i radhës për kryedemokratin Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Bruksel, ishte me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.

Sipas njoftimit për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë me Presidentin e PPE, shqetësimin se mbrojtja politike, përmes imunitetit parlamentar, e ish Ministrit të Brendshëm Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dështimi i policisë për të arrestuar tre ish drejtues të lartë të saj për të njëjtën dosje droge, si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror te Përgjithshëm vetëm me votat e PS, janë veprime te qeverisë për të penguar drejtësinë dhe që minojnë shanset e vendit për integrim europian.

Me Presidentin Daul u bisedua edhe rreth shqetësimit të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vend ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

‘Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit konsiderohen si kushte të patejkalueshme për integrimin europian të Shqipërisë’.

Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëve është nisja e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë së vendit.Për të avancuar projektin europian të vendit opozita ka parashtruar si zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme” është shprehur Basha.

Ndërsa presidenti Daul mësohet se i ka garantuar Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE-së për Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy